Telegrafi

Nesër në Bruksel vazhdon dialogu, BE-ja dhe ShBA-ja përfshihen për tejkalimin e situatës pas tensioneve në veri të Kosovës

Tensionimi i situatës në veri  të Kosovës ka hyrë në javën e dytë.

Në ndërkohë nesër në Bruksel nis faza e parë e takimeve ku pos Bashkimit Evropian do të jenë aty edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës merr vesh Telegrafi.

Burime nga Brukseli i kanë thënë Telegrafit se nesër do të zhvillohet një takim mes dy kryenegociatorëve nga Kosova e Serbia.

Pjesmarrjen e Kosovës e kanë konfirmuar edhe nga zyra e Kryeministrit.

Ndërkaq, Kosovën do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ndërsa nga pala serbe do jetë Petar Petkoviq.

Takimin si zakonisht do ta udhëheqë ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak.

Gjithashtu në Bruksel do të jetë edhe Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euro Azisë në Departamentin amerikan të Shtetit, njëherësh i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por ai nuk do të jetë pjesë e takimeve zyrtare merr vesh Telegrafi.

“Nesër, ne do të kemi z. Bislimi dhe z. Petkoviç në Bruksel me qëllim që të bien dakord për deeskalimin e situatës dhe për të ecur para”, kanë thënë për Telegrafin nga Brukseli.

Ndryshe Kosova ka filluar ta zbatoj reciprocitetin për targa me regjistrim të tabelave që janë nga Serbia. /Telergafi/.