Site icon Telegrafi

Të enjten mësohet fituesi i “Topi i Artë”, por futbollistët holandezë dhe gjermanë janë fituesit më të mëdhenj

Nesër pritet të ndahet çmimi për futbollistin e vitit i njohur si “Topi i Artë”.

Sikur vitin e kaluar edhe sivjet pritet që këtë trofe ta fitoj sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ky i fundit në këtë formë do të barazohet me argjentinasin e Barcelonës, Lionel Messi gjersa do të dërgojë në shtatë numrin e lojtarëve portugezë në historinë e futbollit.

Por, shtrohet pyetja se cilat shtete kanë më së shumti trofe të fituara që nga viti 1956.

Në krye të renditjes qëndron shteti holandez dhe gjerman me nga shtatë futbollistë secili. Johan Cryuff ka fituar në tre raste po aq sa edhe Marco van Basten ndërkohë njëherë e ka fituar Ruud Gullit.

Ruud Gullit, Marco Van Basten and Frank Rikaard

Te gjermanët e kanë fituar Franz Beckenbauer dhe Karl Heinz Rummenigge dy herë, ndërsa Gerd Muller, Lothar Matthaus dhe Mattias Sammer nga një herë.

Këtyre dy përfaqësueseve u shtohet Portugalia, që për momentin është me gjashtë “Topa të Artë”, katër nga Ronaldo, një nga Eusebio dhe një Luis Figo.

Pas tyre vijnë Franca, Brazili dhe Argjentina me pesë “Topa të Artë”. Te argjentinasit nuk ka shpërndarje të trofeut, pasi ato i ka fituar një person i vetëm: Lionel Messi.

Theksojmë se pesë “Topa të Artë” i kanë edhe Italia me Anglinë. /Telegrafi/

Exit mobile version