Real Madridi njihet si klub që bën shitje të ngutshme, duke larguar edhe super yje nga skuadra.
Lojtarë si Angel Di Maria, Mesut Ozil, Iker Casillas, Gonzalo Higuain Sami Khedira janë lojtarët kryesorë në skuadrat e tyre.
Por të gjithë këta janë larguar nga Real Madridi edhe pse kanë qenë në kulm të karrierës.
Nëse këta lojtarë do të luanin në një skuadër, a do të mundshin të rivalizonin me skuadrën aktuale.
Në njërën anë Ozil, Di Maria, Rooben e Higuain, kundër Moric, Ronaldo, Bale e Benzema, sulme të hatashme.
Kush do ta fitonte këtë ndeshje? /Telegrafi/
Reali aktual: Keylor Navas, Dani Carvajal, Raphael Varane, Sergio Ramos, Marcelo, Casemiro, Luka Modric, Toni Kroos, Gareth Bale, Karim Benzema, Cristiano Ronaldo.
Reali me lojtarët e shitur: Iker Casillas, Juanfran, Raul Albiol, Ezequiel Garay, Miguel Torres, Asier Illarramendi, Sami Khedira, Mesut Ozil, Arjen Robben, Angel Di Maria, Gonzalo Higuain.