Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka vënë në pikëpyetje shpenzimet e Chelseat, por edhe të disa ekipeve tjera shkaku i çmimeve të lartë që po paguajnë për disa lojtarë.
Blutë përfunduan nënshkrimin e Romeo Lavia nga Southampton duke i çuar shpenzimet e tyre në rreth 1 miliard euro nën bashkëpronarët Todd Boehly dhe Clearlake.
“Ajo që po them është se nëse e bëjmë atë, ne kemi vdekur. Për Chelsean është më e lehtë se për ne. Nuk kam kritika, ata mund të bëjnë çfarë të duan. Por, ne do të ishim nën vëzhgim siç nuk mund ta imagjinoni”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Unë nuk do të rrija këtu nëse do të shpenzonim atë që Chelsea ka shpenzuar në dy afate transferimi – ju [mediat] do të më vrisnit mua”.
Sa i përket shpenzimeve të tyre, Guardiola këmbëngul se ata e kanë bërë atë në mënyrën e duhur.
“Nëse jemi në gjendje ta bëjmë atë, ne do ta bëjmë atë. Do të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë që është të paguajmë atë që ne besojmë se është e drejtë”.
Pep Guardiola on next signings: "We wanted Harry Maguire and we didn't sign him because we didn't want to pay required fee. We wanted Cucurella, we didn't pay. We wanted Alexis Sanchez, we didn't pay". 🔵⚠️ #MCFC
"At the end, we're going to pay what is fair". pic.twitter.com/uR12tOsq7v
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 19, 2023
“Ne donim Maguire, nuk gjetëm një marrëveshje kështu që nuk paguam, donim Cucurella, por nuk do të paguanim aq, donim Alexis Sanchez, nuk do të paguanim. Ne duam të paguajmë atë që është e drejtë, përndryshe kemi akademinë”.
“Unë mendoj se klubi është kaq i zgjuar duke bërë atë që ka bërë. Ne jemi këtu me kërkesën për të fituar çdo ndeshje dhe për të luajtur një lojë fantastike”.
“Strategjia është të fitojmë, por ne nuk do të jemi të dëshpëruar për të bërë diçka nëse nuk besojmë në të vetëm për të pasur një lojtar më shumë”.
“Ka shumë klube që duhet të heqin qafe shumë lojtarë ose kanë shumë lojtarë që kthehen nga huazimet – ne nuk e kemi atë problem që është mirë”.
“Kjo është arsyeja pse strategjia që kemi bërë vitet e fundit do të thotë se klubi po punon vërtet mirë me shumë gjëra”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/