Në vend të 120 euro të deritanishme, vlera minimale për blerjet që bëhen në Greqi dhe në llogari të saj të kërkohet kthimi i TVSH-së, që është prej 50 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendim të këtillë ka sjellur qeveria greke në mesin e tetorit, që ka shumë rëndësi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe vendeve tjera, përveç pushimeve bëjnë edhe shoping në këtë vend.
‘Eksporti minimal për blerje është e nevojshme për kthimin e parave me bazë të TVSH-së deri kohët e fundit arrinte 120 euro, përderisa ajo shifër tani është zvogëluar në 50 euro për kohën e arritjes të prodhimeve nga Greqia’, shkruajnë portalet greke.
Për ilustrim, për llogari nga 50 deri 69.9 euro kthehen 6 euro, përderisa për blerje nga 100 deri 119.9 euro, kthehen 12 euro. Kuptohet, aq sa arrijnë llogaria, aq para nga TVSH-ja kthehen.
Ideja e Greqisë është që me këtë vendim të arrihet mesatarja shtetërore, anëtare e BE-së kur është në pyetje kthimi i tatimit.
Greqia është ndër zgjedhjet kryesore të shqiptarëve dhe në përgjithësi vlerësohet si destinacioni më i frekuentuar për Maqedoninë, qoftë për pushime apo shoping./Telegrafi/