Të paktën 140 dronë janë lëshuar nga Ukraina në Rusi, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë, sipas zyrtarëve rusë.
Guvernatori rajonal i Moskës, Andrei Vorobyov konfirmoi se disa ndërtesa janë dëmtuar dhe ka pasur të paktën një viktimë, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
“Një grua u vra dhe tre persona të tjerë u plagosën. Pesë ndërtesa banimi pranë njërës prej atyre të dëmtuara janë evakuuar pasi shërbimet e urgjencës po trajtonin mbeturinat e dronëve”, ka thënë Vorobyov.
🔥”Chasing with a drone, fuck it! Fuck!” – 144 drones attacked the Russians at night.
After the attack, Vnukovo, Domodedovo and Zhukovsky airports are not receiving or sending planes, – Rosaviatsia. Such
TRUHA⚡️Ukraine pic.twitter.com/MT1kH3uM68
— Eugene Dnipro 🇺🇦 (@EvgeniyDnepr390) September 10, 2024
Nëse shifrat konfirmohen, do të ishte një nga sulmet më të mëdha me dron ukrainas në tokën ruse në luftën dyvjeçare e gjysmë.
Në qytetin Ramenskoye jashtë Moskës, dronët goditën dy blloqe banimi dhe shkaktuan zjarre.
Vnukovo, Domodedovo, and Zhukovsky airports in Moscow halted flights after 100+ drones flew 800 km deep into Russia. Russia seems far more invested in daily bombing of Ukrainian cities than in its own air defense#Vnukovo #domodedovo #zhukovsky #moscow #ukraine #war… pic.twitter.com/vwnPMHhBx0
— Berkan Yılmaz (@Berk04790) September 10, 2024
Sulmi bëri që autoritetet të mbyllnin përkohësisht tri aeroporte jashtë Moskës – Vnukovo, Domodedovo dhe Zhukovsky.
Një total prej 48 fluturimesh u devijuan në aeroporte të tjera, sipas autoritetit rus të aviacionit civil Rosaviatsia.
Vnukovo, Domodedovo, and Zhukovsky airports in Moscow halted flights after 100+ drones flew 800 km deep into Russia. Russia seems far more invested in daily bombing of Ukrainian cities than in its own air defense pic.twitter.com/9f01ZO44dc
— Maria Avdeeva (@maria_avdv) September 10, 2024
Në Moskë, mbeturinat e dronëve ranë në një shtëpi në periferi të qytetit, por askush nuk u lëndua, tha kryebashkiaku Sergei Sobyanin.
Ai numëroi mbi një duzinë drone që shkonin drejt Moskës, të cilët u rrëzuan ndërsa i afroheshin qytetit.
Zyrtarët rusë të mbrojtjes pretendojnë se kanë “kapur dhe shkatërruar” 144 dronë ukrainas mbi nëntë rajone ruse, duke përfshirë ato në kufirin me Ukrainën dhe ato më thellë brenda Rusisë. /Telegrafi/