Telegrafi

Nëse sauditët pranojnë shpjegimin e Ronaldos, atij do t’i duhen 20 minuta nga jeta e tij për të “mbledhur” paratë e gjobës

Komisioni Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite pranoi shpjegimin e dhënë nga Cristiano Ronaldo për sjelljen e tij “imorale” dhe ia zvogëloi pezullimin.

Ronaldo kapi organin gjenital gjatë ndeshjes kundër Al-Shabab pasi tifozët kundërshtarë e provokuan atë duke brohoritur emrin e Lionel Messit dhe ishte objekt i një takimi të Komisionit Disiplinor dhe Etikës të Federatës Saudite të Futbollit.

Ata donin ta ndalonin Ronaldon për dy ndeshje, por i dhanë një shans portugezit për të shpjeguar gjestin e tij.

“I respektoj të gjitha klubet. Gjesti i gëzimit shpreh forcën dhe fitoren dhe nuk është i turpshëm. Jemi mësuar në Evropë”, ka thënë Ronaldo dhe ky shpjegim u respektua pjesërisht.

Ronaldo u dënua përfundimisht me një ndeshje dhe një gjobë prej 30,000 rial sauditë (7,372 euro).

Portugezi do të mungojë vetëm në ndeshjen e sotme kundër Al-Hazem, ndërsa do të mund të luajë kundër Al-Raed.

Ajo që është veçanërisht interesante është se sa kohë do t’i duhet Ronaldos për të “mbledhur” paratë për gjobën.

Ronaldo fiton 196 milionë euro në vit, ose 375 euro në minutë, që në praktikë do të thotë se do t’i duhen vetëm 20 minuta nga jeta e tij për të “mbledhur” paratë e nevojshme për të paguar gjobën e vendosur. /Telegrafi/