Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se Liverpool duhet të ‘shkojë në gjyq’ nëse nuk i pëlqejnë transferimet e shtrenjta të klubit të tij pas kritikave nga Jurgen Klopp.
Klopp kohëve të fundit pohoi se Guardiola nuk ka kufizime në shpenzimet e tij, duke nënkuptuar një avantazh të padrejtë për trajnerin spanjoll. Por, Guardiola beson se City i përmbahet protokollit të Fair Play Financiar dhe janë thjesht bamirësi të pronësisë së mirë.
Menaxherët kanë qenë përgjegjës për katër titujt e fundit të Ligës Premier (tre për Guardiola dhe një për Klopp), kështu që rivaliteti i tyre mbart një tension që herë pas here përhapet në shtyp.
“Disa pronarë duan të përfitojnë, pronarët tanë nuk duan asnjë përfitim. Kështu që ata nuk investojnë në ekip, ndërsa ne investojmë atë që mundemi”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Më parë kishte vetëm një ose dy klube. Tani është Chelsea me Roman Abramovich dhe klubi ynë me Sheikh Mansour. Ata duan të blejnë futboll. Cili është problemi? Ne kemi kufij për Fair Play Financiar dhe nëse ata nuk pajtohen me shpenzimet e Cityt, mund të shkojnë në gjykatë dhe të bëjnë një deklaratë”.
“Ne kemi blerë Jack Grealish sepse kemi shitur lojtarë për 60 milion kështu që, në fund, ne kemi shpenzuar 40 milionë. Ne ndjekim absolutisht rregullat. Në klubin tonë, pronarët nuk duan të humbasin para natyrisht, por ata duan për të shpenzuar, kështu që ne mund tua ndalim atë”.
“Vite më parë, kur Manchester United fitoi shumë tituj, ishte sepse ata shpenzuan më shumë para se klubet e tjera. A ju kujtohet kjo? Në atë moment Man City nuk mund ta bënte këtë sepse ne nuk kishim pronarët që kemi tani”, përfundoi trajneri katalunas. /Telegrafi/