Duke folur në një intervistë për GQ, Antonio Rudiger ka zbuluar qëllimin më të madh që dëshiron të arrijë te Real Madridi.
Mbrojtësi gjerman ka thënë se ai dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me klubin para se të largohet në të ardhmen.
“Nuk ndjej se kam fituar gjithçka, të jem i sinqertë. Ndjej se këtu duhet të fitoj Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Rudiger.
“Nëse nuk e fitoj, do të jetë një dështim. Unë jam 30 vjeç, jam në kulmin tim dhe jam shumë i uritur për tituj”.
Edhe pse gjermani ngriti trofeun e lakmuar gjatë kohës së tij në Chelsea, ai ende nuk e ka siguruar një me fanellën e bardhë.
Deri më tani, mbrojtësi ka fituar Kupën e Mbretit dhe Kupën e Botës për Klube FIFA me Los Blancos. Tani ai ka vendosur synimet e tij në garën më të madhe për klube në Evropë. /Telegrafi/