Telegrafi

“Nëse Messi vjen në Manchester, shpresoj të jetë Unitedi, jo City” – kështu thotë Juan Mata

Juan Mata shpreson që Lionel Messi të transferohet te Manchester United dhe jo te rivali lokal Ciy.

Ylli argjentinas ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij edicioni dhe lidhet me një largim si lojtar i lirë nga Camp Nou.

Mata ka thënë se ai shpreson që 33-vjeçari të kalojë në Old Trafford dhe natyrisht se ata e mirëpresin atë.

“Messi te City? Shpresoj që jo – them për të mirën e klubit tim”, ka thënë mesfushori spanjoll.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë, por shpresoj që ai të mos shkoj atje (City). Nëse ai vije në Manchester, atëherë shpresoj të jetë te klubi im, jo tek tjerat”.

“Vendimi do jetë i tij se çfarë do të bëjë me të ardhmen, e natyrisht se shikimi do të jetë te ai dhe te përgjigja që do jep”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/