Telegrafi

Nëse Liverpooli e eliminon Barcën, kjo përmbysje do të ishte ekuivalente me finalen e Stambollit

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Livrpooli ka një mision shumë të vështirë para vetes në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Por, nëse arrin ta përmbysë disavantazhin dhe të kualifikohet në finale, ky do të ishte një prej rezultateve më të mira që ka arritur ndonjëherë.

Redsat pësuan me rezultat 3-0 në Camp Nou dhe nëse arrijnë që t’i kalojnë katalunasit që kanë në skuadër gjeniun Lionel Messi, atëherë kjo do të ishte absolutisht një përmbysje e madhe dhe historike.

Natyrisht nuk duhet lënë anash atë që ndodhi në finalen e Stambollit në vitin 2005 kundër Milanit.

https://www.youtube.com/watch?v=hEDvtpJX4co

Rossonerët ishin në epërsi prej 3-0 në pjesën e parë, por Liverpooli e barazoi rezultatin në gjysmën e dytë, për ta fituar trofeun pas penalltive.

Ajo performancë ishte jashtëzakonisht brilante, ndërsa nëse e bëjnë sërish, ekipi i Jurgen Klopp do të shkruante një faqe të re të historisë. /Telegrafi/