Fabio Capello e përshkroi Carlo Ancelottin si trajnerin më të madh italian të të gjitha kohërave dhe tha se nëse merr drejtimin e Brazilit, do të ishte një ëndërr e realizuar për karrierën e 63-vjeçarit.
Italiani është duke u lidhur me kalimin te Selecao që kur përfundoi Kampionatin Botëror në Katar dhe pasi Tite e liroi postin, pas humbjes së tyre në çerekfinale nga Kroacia.
ESPN Brazil raportoi të premten se Ancelotti ka pranuar të bëhet trajner i Brazilit, me të përfunduar ky sezon.
Megjithatë, federata brazilian e futbollit i ka mohuar raportimet e tilla – duke pretenduar se thashethemet që lidhin italianin me postin e trajnerit të Brazilit, ishin të pabaza.
Ancelotti konfirmoi gjithashtu planet e tij për të qëndruar në Real Madrid pasi skuadra e tij mundi Al-Hilal të shtunën në një finale emocionuese me tetë gola finalen e Kupës së Botës për Klube.
Megjithatë, Capello ka thënë se shpreson që Brazili të punësojë Ancelottin pasi beson se 63-vjeçari është trajneri më i madh italian i të gjitha kohërave.
“Ancelotti është një trajner i madh, më i madhi që kemi pasur në Itali, ai është më i miri nga të gjithë sepse të fitosh kudo është e vështirë”, deklaroi ai për Radio Rai.
Capello vazhdoi të nënvizoi faktin se drejtimi i një ekipi kombëtar është shumë ndryshe nga ai i një klubi.
Edhe pse, Capello beson se Ancelotti – i cili ka fituar tituj në secilën nga pesë ligat kryesore evropiane – ka atë që duhet për të pasur sukses. /Telegrafi/