Interi tashmë është duke punuar për zëvendësuesin e Samir Handanovic.
Sipas La Gazzetta dello Sport nuk përjashtohet mundësia e largimit të portierit slloven nga Milano.
Nëse ish-portieri i Udineses larohet, objektivi i parë i zikaltërve do të jetë Mattia Perin.
Portieri i Genoas ka qenë disa herë i lidhur me një kalim te Interit dhe gjatë verës priret të ndërmerren hapa konkret rreth këtij transferimi. /Telegrafi/