Site icon Telegrafi

Nëse keni para, “ndërtojeni” një Audi RS3 Sportback – për qejfin tuaj!

Audi ka lansuar në ueb-faqen e saj: konfiguruesin online për modelin RS3 Sportback.

I lansuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, modelin A3 gjermanët mund ta kenë me një çmim duke filluar nga 52,700 euro. Por, nëse këtij modeli startues ia shtoni një nga katër ngjyrat metalike apo dy prej ngjyrave prej margaritari, çmimi i tij do të rritet për 690 euro, kurse ngjyra e zezë panterë me efekt të kristalit do ta rris çmimin për 900 euro.

Nëse asnjë prej këtyre ndryshimeve estetike standarde nuk i përshtaten shijes suaj, atëherë do ta keni mundësinë që ta porosisni atë në çfarë ngjyre tjetër virtuale përmes programit “Individual”, gjë e cila do t’ju kushtojë plotë 2,300 euro, transmeton Koha.net.

Janë katër dizajne të fellgave 19-inçëshe, bashkë me disa pako të ndryshme vizuale si dhe çatia panoramike që kushton 1,100 euro. Xhami i privatësisë kushton 400 euro ekstra ndërsa fellgat 19-inçëshe për goma të dimrit ju kushtojnë 2,500 euro.

Duke kaluar brenda kabinës, ulëset sportive RS kushtojnë 745 euro shtesë, ndërsa ngritja e ulëses që rregullohet në mënyrë elektrike kushton 685 euro, e nëse këto ulëse i dëshironi edhe me nxehje, do të duhet të paguani edhe 340 euro shtesë.

Një prej opsioneve më të shtrenjta është navigacioni MMI Navigation, plus me ekran të ndjeshëm në prekje prej 2,300 eurove.

Për ta “ndërtuar” një Audi RS3 Sportback për qejfin tuaj, klikoni KËTU.

Exit mobile version