Telegrafi

Nëse Juve e shet Dybalan te Barca, mund të tentojë tri blerje nga nëntë futbollistë që po i monitoron

Juve e ka ngritur murin dhe ka thënë se Paolo Dybala nuk është në shitje.

Kalimi i Neymar te Paris Saint Germain, ka bërë që shumë lojtarë të jenë në orbitën e Barcelonës.

Paulo Dybala shihet si një ata që do të mund të kalonte te Barcelona duek iu bashkuar tashmë dyshes Messi dhe Suarez.

Oferta e Barcelonës mund të kalojë shifrën e 130-140 milionë eurove.

Me këto para Juventusi do të mund të ofronte dy apo tre lojtarë të kalibrit të lartë, emra që janë duke u përcjellë tash e një kohë.

Më poshtë mund t’i gjeni alternativat e Juventusit nëse Dybala largohet. /Telegrafi/

Keita Balde (Lazio)

Angel Di Maria (PSG)

Kostas Manolas (Roma)

Stefan De Vrij (Lazio)

Ezequiel Garay (Valencia)

Toni Kroos (Real Madrid)

Marco Verratti (PSG)

Emre Can (Liverpool)

Sergej Milinkovic-Savic (Lazio)