Juve e ka ngritur murin dhe ka thënë se Paolo Dybala nuk është në shitje.
Kalimi i Neymar te Paris Saint Germain, ka bërë që shumë lojtarë të jenë në orbitën e Barcelonës.
Paulo Dybala shihet si një ata që do të mund të kalonte te Barcelona duek iu bashkuar tashmë dyshes Messi dhe Suarez.
Oferta e Barcelonës mund të kalojë shifrën e 130-140 milionë eurove.
Me këto para Juventusi do të mund të ofronte dy apo tre lojtarë të kalibrit të lartë, emra që janë duke u përcjellë tash e një kohë.
Më poshtë mund t’i gjeni alternativat e Juventusit nëse Dybala largohet. /Telegrafi/
Keita Balde (Lazio)
Angel Di Maria (PSG)
Kostas Manolas (Roma)
Stefan De Vrij (Lazio)
Ezequiel Garay (Valencia)
Toni Kroos (Real Madrid)
Marco Verratti (PSG)
Emre Can (Liverpool)
Sergej Milinkovic-Savic (Lazio)