Site icon Telegrafi

Nëse jo Lukaku, atëherë Conte e do Dzekon

Antonio Conte mund të mos jetë konfirmuar ende si trajner i Interit, por siç duke ka siguruar transferimin e parë, raporton ESPN.

Ish-trajneri i Chelsea është duke tentuar që ta transferojë sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, në këtë verë te skuadra italiane.

Sulmuesi belg i ka bërë të ditur skuadrës angleze se ai dëshiron të largohet nga Old Trafford qysh në këtë afat kalimtar veror, ndërsa më parë kishte deklaruar se ai e ka ëndërr të luajë në Serie A.

Nëse dështon transferimi i belgut, trajneri italian do të tentojë ta transferojë Edin Dzekon nga Roma, një tjetër lojtar që ishte kërkuar nga italiani kur ishte tek Chelsea.

Lexo po ashtu Si do të duket Interi nën drejtimin e Antonio Contes me Romelu Lukaku dhe Victor Moses – mungon në sulm Mauro Icardi

Manchester United është i gatshëm që të heqë dorë nga sulmuesi belg, por ata nuk do të pranojnë ta shesin atë në shumën e 45 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version