Site icon Telegrafi

Nëse jo Havertz, Chelsea do të tentojë transferimin e Iscos

Tashmë është raportuar në mediat gjermane dhe ato angleze se Kai Havertz është pajtuar me kushtet e ofruar nga Chelsea.

Por, është Bayer Leverkusen që nuk e po e lejon ende lojtarin që të zbarkojë në Stamford Bridge, shkaku që kërkon 100 milionë euro.

Chelsea besohet se ka ofruar 50 milionë euro plus 10 milionë bonuse, mirëpo skuadra gjermane e ka refuzuar atë menjëherë.

Sipas mediave në Spanjë, The Blues janë duke e shikuar si mundësi transferimin e Iscos, në rast se dështon transferimi i Havertzit.

Spanjolli ka kohë që është në listën e Chelseat, derisa Frank Lampard mund të realizojë transferimin e tij në këtë afat.

Isco (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Isco nuk ka hapësirë edhe aq te Real Madridi dhe Zinedine Zidane mund të pajtohet me shitjen e tij.

Chelsea do të transferonte fantazistin spanjoll në shumën e 55 milionë eurove, një opsion shumë më i lirë se Havertz që cilësohet nga Leverkusen në vlerën e 100 milionë eurove. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version