Pep Guardiola ka kërkuar nga drejtuesit e Manchester Cityt që të transferojnë Erling Haalandin në verë nga Borussia Dortmundi.
Mirëpo, trajneri katalunas e di se do të jetë e vështirë të realizojë këtë operacion, shkaku që norvegjezi e preferon kalimin në La Liga.
Por, sipas asaj që raporton Daily Mirror, nëse dështon transferimin i sulmuesit, atëherë Guardiola do të fokusohet te Vinicius Junior.
Braziliani është duke shkëlqyer në këtë edicion te Real Madridi dhe forma e tij ka bërë që Citizens të mbajnë një shikim të afërt.
Edhe ky operacion do të ishte i vështirë, por që Guardiola beson se me kalimin e Haaland në Santiago Bernabeu, do të ishte më i lehtë transferimi i brazilianit.
Real Madridi synon edhe transferimin e Kylian Mbappes, të cilit kontrata te Paris Saint-Germain i skadon në verë dhe Vinicius mund ta mendonte largimin. /Telegrafi/