Telegrafi

Nëse Interi transferon Hakimin, Barcelona do ta ketë të vështirë transferimin e Lautaros

Interi thuhet se është shumë afër të mbyllë transferimin e Achraf Hakimit nga Real Madridi.

Mbrojtësi maroken që është në huazim te Borussia Dortmundi nuk dëshiron të rikthehet te Los Blancos, duke i dhënë hapësirë Nerazzurëve për transferimin e tij.

Hakimi e di se do të jetë e vështirë të luajë në formacionin bazë të Realit, shkaku që në pozitën ku ai luanë, është Dani Carvajal.

Kështu, Mundo Deportivo raporton se nëse Interi arrin të transferonë lojtarin nga madrilenët, do të ketë probleme për Barcelonën.

Tashmë është e ditur se skuadra katalunase po e kërkon Lautaro Martinezin, mirëpo italianët kanë kërkuar para dhe dy lojtar si pjesë e marrëveshjes.

Antonio Conte ka kërkuar Nelson Semedon dhe Arturo Vidalin, si pjesë e shkëmbimit me sulmuesin argjentinas.

Në rast se Interi e transferon Hakimin, atëherë vështirë se mund ta lë Lautaron të largohet nga Giuseppe Meazza. /Telegrafi/