Site icon Telegrafi

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi nga Prizreni, me dyshimin se ka kryer veprën penale kanosje.

Policia ka publikuar fotografi të tij dhe po kërkon nga qytetarët të bashkëpunojnë në identifikimin e tij.

Veprën penale ai dyshohet se e ka kryer më 30 dhjetor të 2023-s në rrugën “Villiam Voker”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version