Përveç një debati të fortë me Luizin, Efi ka debatuar ashpër edhe me moderatoren Kiara Tito.
Dyshja gjatë spektaklit të sotëm (e marte) janë përplasur me njëra-tjetrën duke përmendur edhe situate nga jashtë.
E gjitha nisi kur Efi e pyeti Kiarën nëse mund të ia konfirmonte nëse është ajo që ka ndikuar në ftohjen e raporteve të saj me Luizin.
Pas kësaj, Kiara përveç që e ka mohuar një gjë të tillë ajo tha se ishte pikërisht moderatorja përmes të cilës Efi ka krijuar një miqësi me Luizin.
Të dy vajzat më pas u ftuan që të hyjnë bashkë në ‘Dhomën e surprizave’ për të diskutuar larg banorëve të tjerë.
“Prisja një telefonatë nga ti, a je mërzitur që nuk të kam përkrahur nga jashtë, por kam mbështetur vetëm Luizin, ndërsa çka bëre është një video kundër meje duke përfituar në kurrizin tim, unë nuk do ta bëja kurrë, njerëzve të drejtë gjithmonë iu bien, kjo java jashtë më ka bërë shumë mirë ”, i tha Kiara mes tjera.
Ndërkohë, Efi tha se ka mbetur e befasuar nga ky reagim i Kiarës madje edhe e krahasoi me aktoren e njohur që u largua ditë më parë, Olta Gixharin.
“Në momentin që ka dal Kiara, i kam thënë në lidhje me mua më merr në telefon kur të duash, unë prita që ajo të qetësohet, kur e pyeta më tha jemi në rregull, i kam marr vesh të gjitha para se të futemi, si gënjejnë kaq shumë, po më gënjen sy me sy, nëse deri më tani është vënë në diskutim se kush po e zë vendin e Oltës ja ku e keni, je një zhgënjim total, je fallco, gjithsesi mua më pëlqen shumë që nga informacionet që ke marr je kaq pranë Luizit dhe ke ardhur me një egërsi të madhe”, tha ndër tjera Efi.
Ndryshe, ky raport i tyre ka ndikuar që edhe Luizi të krijojë një raport të ftohtë me Efin, me të cilën para eliminimit të saj kishin një miqësi me njëri-tjetrin. /Telegrafi/