Real Madridi dëshiron transferimin e Kylian Mbappes si zëvendësues të të larguarit Alvaro Morata, por mediet spanjolle thonë se Mbretërit kanë dështuar në transferimin e talentit francez, dhe tani janë në gjah për një transferim më të lirë.
Sulmuesi spanjoll, Morata është kthyer në Santiago Bernabeu pas dy sezoneve te Juventusi, por është larguar nga klubi pas vetëm një sezoni dhe është bashkuar me Chelsean.
Los Blancos kanë monitoruar situatën e Mbappes dhe tentuar transferimin e tij, por sulmuesi francez thuhet se dëshiron qëndrimin te Monaco pasi është pjesë kryesore e projektit të klubit nga Principata.
Sipas gazetës spanjolle Marca, drejtuesit e Realit pas këtij dështimi thuhet se kanë kthyer sytë dhe po mendon transferimin e njëri nga dyshja e talentuar, sulmuesi i Ajaxit, Kasper Dolberg dhe ylli i Sassuolos, Domenico Berardi.
Berardi ka luajtur me ekipin U-19 dhe U-21 të kombëtares së Italisë dhe shënoi nëntë gola në 22 ndeshje të Serie A sezonin e kaluar.
Në anën tjetër, sulmuesi danez i Ajaxit konsiderohet si njëri nga talentet më të mëdhenj në futbollin evropian, dhe me vetëm 19 vjet ka arritur të shënoj 23 gola në 48 ndeshje sezonin e kaluar.
Reali gjithashtu preferon rekrutimin e talentit të akademisë Borja Mayoral, por spanjolli mundet edhe të huazohet te ndonjë skuadër e La Ligas nëse arrin njëra nga dy të lartcekurit tjerë. /Telegrafi/