Pasi kanë siguruar plasmanin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, Interi po mendon të përforcohet.
Synimi kryesor i Neroazzurrëve është transferimi i një mesfushori qendror.
Objektivi madhor i Interit është mesfushori belg i Romës, Radja Nainggolan.
Por Roma po kërkon 40 milionë euro dhe dy futbollist të rinj që për Interin është ofertë shumë e lartë.
Skuadra zi kaltër ka edhe një plan B nëse dështon transferimi i Nainggolan.
Është mesfushori holandez, Tony Vilhena që po ndjekët me kujdes nga Interi.
Spalletti e pëlqen lojën e anëtarit të Feyenoordit që pas paraqitjeve të mira është bërë titullar edhe te Kombëtarja holandeze.
23-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në të gjitha garat për Feyenoordin.
Për transferimin e tij në Milano, Interi po mendon të ofrojë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/