Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Blero Muharremi, ka zhvilluar së fundmi një bisedë me banorin Azem Gagica.
Për këtë të fundit pas raportit me Alba Vukajn, këngëtari i njohur ka pasur edhe një rekomandim.
“Nëse dëshiron me dit nëse dikush është për ty, thjesht lëre të shkojë”, ka thënë artisti.
Azemi nga ana tjetër u pajtua plotësisht me këto që deklaroi krijuesi i hitit “Fotografia”.
Gagicës ndërkohë ia këputi të gjitha shpresat bukuroshja shkodrane, pasi i tha që e sheh vetëm si shok.
Gjatë ditës së sotme (e hënë), ajo i kërkoi të jetë vëllai i saj, gjë që nuk i pëlqeu Gagicës.
Për Albën, pëlqim kanë shprehur edhe Lumbardhi e Blerando. /Telegrafi/