Telegrafi

Nëse Courtois shkon te Real Madridit, mbretërit do ketë opsionet më të mira në botë për portën

Largimi i Zinedine Zidanes ka vazhduar me lëvizje të tjera, ndërsa pas besimit të madh që trajneri francez kishte në Keylor Navasin, tashmë po punohet për Thibaut Courtoisin e Chelseat, ndërsa kanë nënshkruar edhe me të riun premtues Andriy Lunin.

Në njërin vend portieri më i mirë i Kampionatit Botëror, pastaj tri herë fituesi i Ligës së Kampionëve dhe në fund i riu premtues.

Pas shuam kohesh te Real Madridi trajneri mund të ketë disa opsione për portën.

Courtois pritet që të zyrtarizohet në ditët në vijim pas që Chelsea ta gjejë një zëvendësues, ndërsa për të do të shpenzohen 35 milionë euro.

Thibaut Courtois (Getty Images)

Ai e ka fituar ‘Dorëzën e Artë’ në Kampionatin Botëror dhe statistikat flasin për të.

Lexo po ashtu Reali me filozofi të re, nuk ka më "Galaktikë", Florentino Perez: Klubi kërkon talent të ri që kanë ambicie për fitore

Navas në anën tjetër ka pasur përkrahjen e madhe të Zidanes, ndërsa me ardhjen e belgut mund të përfundojë në portë.

Keylor Navas (Foto: Getty Images)

Nëse Navas nuk qëndron te Madridi atëherë Lunin do të jetë portieri i dytë dhe e ardhmja e klubit.

Kjo i bie që zgjedhja e tretë të mbetet Kiko Casilla, por vetëm nëse Navas nuk qëndron.

Duket shumë e vështirë që një treshe si Courtois, Keylor dhe Lunin, të menaxhohen.

Portieri i pestë është Luca Zidane që k zhvilluar disa ndeshje me ekipin e parë sezonin e shkuar.

Klubi planifikon që ta mbajë në klub në kategoritë e reja. /Telegrafi/