Barceloba po shqyrton një lëvizje për yllin e Chelseat, N’Golo Kante, sipas raportimeve. Gjigantët katalanas do të jenë në treg për një mesfushor verën e ardhshme, kur Sergio Busquets të largohet.
Spanjolli legjendar ka përshkruar synimin e tij për t’u larguar nga klubi i fëmijërisë pas përfundimit të kontratës së tij.
Sipas gazetës spanjolle Relevo, Kante është objektivi numër një i Barçës për të zëvendësuar Busquetsin.
Francezi ka luajtur vetëm dy herë për Chelsean këtë sezon, pasi pësoi një lëndim të kërdhokullës kundër Tottenhamit në gusht.
Ai u kthye shkurtimisht në stërvitje në fillim të këtij muaji, përpara se të pësonte një tjetër lëndim shkatërrues që do ta përjashtojë atë nga Kupa e Botës.
Mesfushori 31 vjeçar do të jetë jashtë për katër muaj – duke e komplikuar më tej situatën e kontratës së tij në “Stamford Bridge”.
Kontrata aktuale e fituesit të Kupës së Botës skadon në fund të këtij sezoni – dhe ai dëshiron një marrëveshje trevjeçare me një opsion për vazhdimin edhe për katër vite të tjera.
Chelsea heziton t’i ofrojë atij atë kohëzgjatje marrëveshjeje, duke pasur parasysh problemet e tij me lëndimet.
Kante thuhet se është i gatshëm të bashkohet me Tottenhamin ose Arsenalin nëse nuk arrin marrëveshjen që dëshiron në Londrën Perëndimore.
Por, ai mund të shkojë edhe në Spanjë. Në kërkimin e tyre për të zëvendësuar Busquets, Barça është lidhur me yllin e Ajaxit, Edson Alvarez.
Edhe pse ata do të duhet të konkurrojnë me Manchester United dhe Chelsea për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/