Paddy Forbes nga Swansea e Anglisë, ishte dënuar me 100 euro sepse e kishte dërguar të birin në pushim një javor, në kohën kur do duhej të shkonte në shkollë.
I mllefosur me këtë vendim, ai ka vendosur që gjobën ta paguajë me monedha të imta që kanë vlerën e dy centëve, transmeton Telegrafi.
“Nuk kam kushte që ta dërgoj gjatë sezonit turistik në Egjipt, prandaj rezervova kur është më së liri dhe ia plotësova dëshirën”, e ka shpjeguar Forbes rastin.
Mllefin që kishte ndaj zyrtarëve, ai e shprehu përmes një kove të mbushur me para bakri, të cilat i zbrazi në sportel. /Telegrafi/
https://youtu.be/SDSRxyPM7qI