Site icon Telegrafi

Nertflix publikon trailerin e dokumentarit të Kanye West “Jeen-Yuhs”, që prekë humbjen tragjike të nënës së reperit dhe kandidimin e tij të dështuar për president

Vështrimi i parë në dokumentarin e ardhshëm të Kanye West, “Jeen-Yuhs”, u publikua të shtunën në llogarinë zyrtare të Netflix në YouTube.

Gjatë klipit, 44-vjeçar u pa duke performuar me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij, Mos Def, ndërsa shoqërohej me një grup individësh të tjerë që u mahnitën nga aftësitë e këndimit të dyshes, shkruan DailyMail.

Dokumentari ka qenë duke u realizuar për pak më shumë se dy dekada, dhe aktualisht është vendosur të dalë në shërbimin e transmetimit në vitin 2022.

Foto: Netflix

Klipi filloi duke specifikuar se klipi i shfaqur ishte xhiruar në New York gati njëzet vjet më parë.

Një individ më pas i kërkon Mos Def të interpretojë këngën “Two Words”, e cila u publikua në albumin e West të 2004, “The College Dropout”.

Foto: Netflix

Reperi pastaj filloi vargun e tij ndërsa demonstroi aftësinë e tij mbresëlënëse në lojën e fjalëve.

Kantautori fitues i Grammy vazhdoi të interpretonte pjesën e tij të këngës teksa pjesa e tij përparonte në intensitet.

Klipi i parë përfundoi me zbulimin se emri zyrtar i dokumentarit është “Jeen-Yuhs”.

Foto: REX

Një datë specifike është dhënë akoma, megjithëse u shfaq një ekran me një grafik teksti që lexonte ‘së shpejti’.

Shumë tema nga jeta e reperit do të jenë të prekura, përfshirë ofertën e tij të dështuar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe vdekjen e nënës së tij, Donda West.

Aktualisht nuk dihet nëse marrëdhënia e tij me Kim Kardashian dhe jeta e tij familjare do të jenë të përfshira. /Telegrafi/

Exit mobile version