Telegrafi

Neres nuk përjashton transferimin në Ligën Premier

David Neres (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Talenti i madh i Ajaxit, David Neres nuk e ka përjashtuar një lëvizje në Angli këtë verë.

Neres ka tërhequr interesim të madh nga klube evropiane, në veçanti ato angleze që kanë mbetur të befasuara nga niveli i treguar nga lojtari me Ajaxit.

Liverpooli , Evertoni dhe Arsenali janë vënë pas brazilianit falë formës së tij brilante të treguar në Ligën e Kampionëve dhe Eredivisie këtë sezon.

Lexo po ashtu Liverpooli dëshiron ta largojë Shaqirin, David Neres zëvëndësues i tij

Sulmuesi anësor brazilian, i cili është i kontraktuar me holandezët deri në vitin 2022, u pyet për të ardhmen e tij pas fitores së Ajaxit ndaj Vitesses këtë javë dhe nuk përjashtoi transferimin në Ligën Premier.

“Kam për të parë se çfarë është më e mira për mua, për karrierën time dhe për familjen time”, ka thënë fillimisht braziliani për Voetbal Primeur.

Lexo po ashtu Arsenali do ta vëzhgojë nga afër Neresin ndaj Juventusit

“Do të shohim se çfarë ka e ardhmja, por kam një kontratë këtu dhe jam i kënaqur këtu”.

“Nuk përjashtoj transferimin në Ligën Premier”, përfundoi Neres. /Telegrafi/