Kërkuesit fillestarë të fosileve ëndërrojnë të gjejnë gjëra të lashta dhe të rralla, por një vajzë e vogël e arriti një gjë të tillë.
Molly Sampson, nëntëvjeçare, ishte në ditën e Krishtlindjeve në Calvert Beach në Maryland dhe duke ecur në ujë gjeti një dhëmb që i përket specieve të peshkaqenëve Otodus megalodon tashmë të zhdukur, transmeton Telegrafi.
Kuratori i një muzeu detar lokal e quajti atë një “një lloj gjetjeje që ndodh një herë në jetë”.
Megalodoni – që në greqishten e lashtë i bie ‘dhëmb i madh’ – jetoi në dete në mbarë botën derisa u zhduk të paktën 3.5 milionë vjet më parë.
Duke u rritur në më shumë se 20 metra gjatësi, specia nuk ishte vetëm peshkaqeni më i madh në botë, por një nga peshqit më të mëdhenj që ka ekzistuar ndonjëherë.
Dhëmbi i gjetur nga Molly ishte 5 inç i gjatë, sa dora e saj, sipas nënës së saj Alicia Sampson, e cila ndau lajmin për gjetjen në Facebook.
Sampson shkroi se vajzat e saj, Molly dhe Natalie, donin “të gjenin dhëmbët e peshkaqenëve”. /Telegrafi/