Se ukrainasit janë të vendosur ta mbrojnë me çdo çmimin vendin e tyre nga forcat pushtuese, tashmë e kanë dëshmuar.
E një video e publikuar së fundmi tregon më së miri sesi ukrainasve nuk u dhimbset për asnjë moment jeta, që ta mbrojnë lirinë dhe ta dëbojnë Rusinë nga territori i tyre, transmeton Telegrafi.
Videoja e filmuar nga ajri shfaq nëntë ushtarë ukrainas në një mjet të blinduara, ku vazhdimisht gjuheshin me raketa nga helikopterët e dronët, por shoferi arrinte t’i shmangte duke ia ndërruar drejtimin mjetit të blinduar.
E pasi që arrijnë deri te një pikë e caktuar, zbresin nga autoblinda dhe fillojnë betejën e ashpër me ushtarët rusë që i kishin pak metra larg, dhe ishin pozicionuar dhe kishin përparësinë e numrit të ushtarëve.
Por as kjo nuk u ndihmoi. Pavarësisht se ishin mbi 30 ushtarë rusë të armatosur rëndë dhe në pozicionet luftarake, ukrainasit arrijnë të rimarrin pozicionet e tyre dhe t’i detyrojnë të ikin.
Në një moment ata zhvillojnë betejën pothuajse tri metra larg njëri-tjetrit, duke shkëmbyer granata dore, të cilat ukrainasit ua kthenin akoma pa shpërthyer.
Krejt në fund iu vërsulen duke i detyruar mbi 30 ushtarë rusë që të ikin me tërë forcën nga ushtarët e Volodymyr Zelenskyt. /Telegrafi/