Site icon Telegrafi

Nëntë persona shoqërohen në polici gjatë aksionit në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, qysh në orët e mëngjesit të së enjtes kanë ndërmarr një aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.

Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur gjatë këtij aksioni nëntë persona janë shoqëruar në stacion policor, pasi dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, paranë publike.

Lexo po ashtu Prokuroria dhe policia me aksion në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë, priten arrestime

Sipas të njëjtave burime, personat e shoqëruar në polici janë anëtarë të bordit të ndërmarrjes, zyrtarë si dhe ish-zyrtarë.

Ndërkaq, Prokuroria përmes një komunikate për media ka njoftuar se gjatë urdhër-kontrollit janë siguruar prova të shumta materiale të cilat do shërbejnë për procedurën hetimore në ketë proces penal.

“Prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka  urdhëruar të ndalohen për 48 orë, 7 persona të cilët dyshohen që me veprimet e tyre  kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë”.

Prokuroria Themelore në Pejë do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që kjo çështje penale të ndriçohet”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/

Exit mobile version