Telegrafi

Nëntë nga 26 zyrtarët e KQZ-së dërgohen në Klinikën Infektive, dyshohet se janë helmuar

26 zyrtarët të KQZ-së, dyshohen se janë helmuar nga zarfet me vota të cilat kanë ardhur nga Serbia.

Ata janë dërguar në QKUK, pasi kanë pasur skuqje, kruarje dhe temperaturë.

Lexo po ashtu Vëzhguesi i organizatës Germin: Pasi janë hapur zarfet kanë filluar reaksione të skuqjes, në duar, sy dhe kruarje

Ndërkaq, nëntë (9) nga 26 zyrtarët e KQZ-së, janë dërguar në Klinikën Infektive, të QKUK, pasi dyshohet se janë helmuar.

Policia është duke e trajtuar rastin, ndërsa nuk kanë dhënë detaje të hollësishme.

Lexo po ashtu Zarfet e ardhura nga Serbia që shkaktuan alergji te zyrtarët e KQZ-së, ndërpresin procesin e verifikimit të votave

“Policia posedon informacionin e tillë, ndërsa lidhur me detaje ne ketë fazë adresohuni KQZ’së dhe autoriteteve shëndetësore. Ne po e trajtojmë rastin”, ka deklaruar Hoxha.

Lexo po ashtu Për shkak të zarfeve të ardhura nga Serbia, 26 zyrtarë marrin alergji

Procesi i verifikimit të votave është ndërprerë.

Deri me tani asnjë nga zyrtarët e lartë shtetëror nuk ka folur për rastin./Telegrafi/