26 zyrtarët të KQZ-së, dyshohen se janë helmuar nga zarfet me vota të cilat kanë ardhur nga Serbia.
Ata janë dërguar në QKUK, pasi kanë pasur skuqje, kruarje dhe temperaturë.
Ndërkaq, nëntë (9) nga 26 zyrtarët e KQZ-së, janë dërguar në Klinikën Infektive, të QKUK, pasi dyshohet se janë helmuar.
Policia është duke e trajtuar rastin, ndërsa nuk kanë dhënë detaje të hollësishme.
“Policia posedon informacionin e tillë, ndërsa lidhur me detaje ne ketë fazë adresohuni KQZ’së dhe autoriteteve shëndetësore. Ne po e trajtojmë rastin”, ka deklaruar Hoxha.
Procesi i verifikimit të votave është ndërprerë.
Deri me tani asnjë nga zyrtarët e lartë shtetëror nuk ka folur për rastin./Telegrafi/