Reperi i ri kosovar, Majk, ka arritur tjetër sukses me këngën e tij të re “Dashni”.
Anëtari i labelit BabaStars për këtë ka shprehur gëzimin në rrjetet sociale duke postuar një fotografi në të cilën shihet numri i klikimeve në këngën në YouTube.
“9 mil…” është përshkrimi i shkurtër i këngëtarit.
Ditë më parë këngëtari ka thënë për “Express” të KTV-së se gjatë këtij viti pritet t’i sjellë më shumë se 8 këngë.