Telegrafi

Nëntë lojtarët që mund të largohen nga Real Madridi

Zinedine Zidane ka thënë se disa lojtarë do të largohen nga Real Madridi në këtë verë që po vije.

Tri herë radhazi kampionët e Evropës nën drejtimin e Zidanes do të tentojnë që ta ripërtërijë grupin.

Flitet për largime të rëndësishme të lojtarëve me emër nga klubi.

Raphael Varane, Toni Kroos, Marcelo e Gareth Bale, janë emrat që lakohen më shumë.

AS ka zbuluar se cilët janë nëntë lojtarët më të rrezikuar për largim.

Real Madridi mund të fitojë një shumë të madhe parash me shitjen e këtyre lojtarëve, që do të investoheshin në emra të rinj. /Telegrafi/

Raphael Varane – mbrojtës- 25 vjeç
Vlera: 80 milionë euro

Toni Kroos – mesfushor – 29 vjeç
Vlera: 80 milionë euro

Jesús Vallejo – mbrojtës – 22 vjeç
Vlera: 10 milionë euro

Gareth Bale – sulmues – 29 vjeç
Vlera: 70 milionë euro

Marcelo – mbrojtës- 30 vjeç
Vlera: 35 milionë euro

Mariano Díaz – sulmues- 25 vjeç
Vlera: 20 milionë euro

James Rodríguez – mesfushor sulmues – 27 vjeç
Vlera: 80 milionë euro. I huzuar te Bayern Munich, që e kanë drejtën e blerjes për 42 milionë euro

Isco – mesfushor – 26 vjeç
Vlera: 60 milionë euro

Mateo Kovacic – mesfushor – 24 vjeç
Vlera: 35 milionë euro. Huazim te Chelsea