Arsenali është mposhtur në udhëtim te Wolverhampton Wanderers me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.
The Gunners kaluan në epërsi pas vetëm nëntë minutash lojë me anë të Bukayo Sakas, mirëpo goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR-i.
Mirëpo, Nicolas Pepe (32′) u siguruar që kësaj here të jetë gol i rregullt, pas një asistimi nga Alexandre Lacazette.
One for the cameras 📸#WOLARS pic.twitter.com/5tkZq4szqR
— Arsenal (@Arsenal) February 2, 2021
Topçinjtë ishin tejet të pafat në minutën e 45+3-të, pasi David Luiz bëri ndërhyrje të palejueshme n zonën e skuadrës së tij, duke shkaktuar penallti.
Nga pika e bardhë, Ruben Neves (45+5′) u treguar i saktë, për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Ruben Neves' penalty cancels out Nicolas Pépé's opening strike and the sides are level at the break. #WOLARS
⏱⚽️ pic.twitter.com/HpG5idO8PP
— Wolves (@Wolves) February 2, 2021
Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, me Arsenalin që u shokuar edhe dy herë të tjera.
Fillimisht, Joao Moutinho e përmbysi rezultatin për 2-1 në minutën e 49-të, për t’i dhënë skuadrës së tij golin e epërsisë.
Oh, @JoaoMoutinho…
— Wolves (@Wolves) February 2, 2021
Bernd Leno nuk ishte në natën e tij më të mirë, dhe si bashkëlojtari i tij Luiz edhe ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72-të.
Wolvesi kishte shansin që të thellonte edhe më shumë epërsinë, mirëpo ishte fati nuk deshi që ata të shënonin më shumë gola.
Red card – Bernd Leno is sent off.#WOLARS 🐺 2-1 ⚪️ (72)
— Arsenal (@Arsenal) February 2, 2021
Pas javës së 22-të, Arsenali është në vendin e dhjetë me 31 pikë, derisa në xhiron e 23-të do të takohet me Aston Villën. /Telegrafi/