Site icon Telegrafi

Nëntë klube të Serie A përfshirë edhe Juventusin, Interin dhe Milanin janë nën hetim shkaku i biletave

Nëntë klube në Serie A, përfshirë Juventusin, Interin, Milanin dhe Atalantan, janë duke u hetuar në lidhje me praktikat “shqetësuese” të biletave.

Autoriteti i Konkurrencës së Italisë njoftoi të martën se këto klube ishte duke u hetuar, së bashku me Romën, Lazion, Cagliarin, Genoan dhe Udinesen.

Hetimet kanë të bëjnë me atë që autoritetet i përshkruajnë si “klauzola shqetësuese në kontratat për blerjen e biletave të sezonit dhe biletave të ndeshjeve”.

Tifozët e Interit (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Klauzolat nënkuptojnë se klubet në fjalë nuk do të njohin të drejtën rimbursimit për të gjitha ose një pjesë të biletave të sezonit ose biletave të ndeshjeve, në rast të mbylljes (dënimit) ose ndryshimit të stadiumit.

Aty shtohet se hetimet janë duke u zhvilluar si rezultat i klubeve që nuk reaguan ndaj një ftese që iu bë atyre në maj.

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Bologna dhe Parma, nga ana tjetër, u përgjigjën dhe ranë dakord të ndryshojnë kushtet e kontratave me konsumatorët në lidhje me biletat. /Telegrafi/

Exit mobile version