Nëntë dronë Shahed të prodhuar nga Irani janë rrëzuar në hapësirën ajrore të Kievit, ka thënë administrata ushtarake e kryeqytetit.
“Alarmi ajror vazhdon në Kiev”, ka thënë administrata në aplikacionin e mesazheve Telegram, përcjell Telegrafi.
“Armiku po sulmon kryeqytetin me municion ‘Shahed’. Mbrojtja ajrore është në aksion”.
⚡️ The moment of the explosion in the Kyiv region. Video from subscribers.
👉@Flash_news_ua pic.twitter.com/xjRtmqu3HO— BLYSKAVKA (@blyskavka_ua) December 19, 2022
Dëshmitarët okularë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se dëgjuan disa shpërthime të forta herët të hënën në dhe rreth Kievit.
Më herët, guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba tha se rajoni ishte nën një sulm me dron.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse shpërthimet ishin sisteme të mbrojtjes ajrore që shkatërronin dronët ose nga goditja e objektivave. /Telegrafi/