Kryeministri, Zoran Zaev, së bashku me zv. kryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, dhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot morën pjesë në nënshkrimin e një marrëveshje mes drejtorit të energjisë dhe kapaciteteve energjetike të BREZH-it Hari Bojd Karpenter, dhe drejtorit të ELEM-it, Dragan Minovski, për të ndërtuar një central të energjisë fotovoltaike “Osllomej”.
Investimi hyn në një nga sektorët më të rëndësishëm, ku energjia, siç shpjegoi Zaev, kemi potencialin më të madh për rritjen e prodhimit bruto vendor, por sigurisht një potencial serioz për të mbuluar mungesën e energjisë në Maqedoni.
Kryeministri theksoi edhe karakterin ekologjik të këtij projekti, sepse dielli është burimi i vetëm që do të përdoret në prodhimin e energjisë elektrike.
Drejtori i BERZH-it për Energjinë dhe kapacitetet Energjetike, Hari Bojd Karpenter, theksoi rolin e Qeverisë në një nga tenderët e rëndësishëm për energjinë diellore, që do të udhëhiqet nga zv, kryeministri Koço Angjushev, do të tregojë se si përdorimi i sektorit privat mund të ofrojë energji të pastër dhe të lirë për qytetarët e këtij rajoni./Telegrafi/