Site icon Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshja për lejimin e eksportit të grurit nga Ukraina

Një marrëveshje që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është nënshkruar në qytetin turk të Stambollit të premten, pas muajsh negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, tha të premten sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Marrëveshja synon rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase, të cilat janë bllokuar nga konflikti pesë-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Moskën që përdori si “armë” furnizimet ushqimore, derisa OKB-ja, liderët dhe ekspertët kanë paralajmëruar për një krizë katastrofike ushqimore pasi dërgesat e drithërave nuk kanë arritur të arrijnë në tregun global.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ulen në fillim të ceremonisë së nënshkrimit për transportin e sigurt të drithërave dhe produkteve ushqimore nga portet ukrainase, Stamboll, Turqi, 22 korrik.

Rreth 20 milionë ton të drithërave po mbahen në Ukrainë, derisa të korrat e verës janë duke u zhvilluar.

Lexo po ashtu Ulet çmimi i grurit, arrin në nivelet e para luftës në Ukrainë

Marrëveshja do të përfshijë tre porte ukrainase, duke përfshirë Odesën, marrëveshja do të përfshijë një Qendër të Përbashkët Koordinuese të krijuar në Stamboll dhe u dakorduan korridore të sigurta për transportin tregtar. /Telegrafi/

Exit mobile version