Telegrafi

Nënshkruhet Kodi i Bizneseve kundër Korrupsionit

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) për të dytin vit me radhë ka organizuar Konventën e Prodhuesve.

Këtë vit, konventa ishte fokusuar në dixhitalizimin e sektorit të prodhimit dhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Gjatë Konventës së Prodhuesve është bërë nënshkrimi i Kodit të Bizneseve kundër Korrupsionit.

Po ashtu, është bërë edhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Klubit të Prodhuesve dhe Korporatën Ndërkombëtare Financiare.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në konventë tha se prodhuesit janë pjesa më e rëndësishme e shoqërisë, të cilët përkundër vështirësive kanë vazhduar të investojnë në Kosovë.

Kurti premtoi se prodhuesit do ta kenë vëmendjen maksimale të qeverisë që ai udhëheqë.

Konventa e Prodhuesve të Kosovës është ngjarje gjithëpërfshirëse, që përfshin prodhuesit dhe përfaqësuesit e bizneseve, institucionet dhe agjencitë qeveritare dhe përfaqësues të ambasadave dhe të organizatave jo-qeveritare. /Telegrafi/