Ata janë lojtarë që mbërritën në klubet e tyre të reja si yje të mëdhenj dhe të shtrenjtë të futbollit, por me kalimin e kohës nuk i përmbushën pritshmëritë.
Skuadrat thyen edhe rekorde në afate transferime ndër vite, vetëm që të përforcohen me top lojtarë, por që në fund mbetën të shokuar nga forma e lojtarëve që transferuan.
Më poshtë mund t’i shikoni emrat e lojtarëve që ishin në kulmin e karrierës, por ndryshimi i ambientit u shkaktojë probleme.
Faustino Asprilla
Ai i përkiste epokës së artë të futbollit kolumbian në vitet ’90-ta. Pasi kaloi me sukses nga Parma, ai nënshkroi me Newcastlen për 7.6 milionë euro në vitin 1996. Një lëndim dhe kacafytje në jetën e tij private ia ndërprenë karrierën futbollistike.
Denilson
Ai nënshkroi për Betisin për dhjetë sezone për 30.5 milionë dollarë (5.3 miliardë peseta), gjë që e bëri atë nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit deri në atë moment, përpara nënshkrimit të Ronaldos për Milanin.
Nicolas Anelka
Ai nënshkroi në vitin 1999 për Real Madridin për 33 milionë euro. Pas një sezoni diskret ai u kthye te PSG për 33 milionë të tjera. Në janar 2002 ai u huazua te Liverpool dhe në fund të sezonit Manchester City nënshkroi atë në këmbim të 20 milionë.
Fredi Adu
Madje Adu u krahasua me Pelen. Nuk shpërtheu kurrë në mënyrën që premtoi. Ai ishte në ekipe si Benfica apo Monaco.
Juan Veron
Pas kohës së tij në disa skuadra italiane, ai nënshkroi për Manchester United në 2001 për rreth 42.5 milionë euro, tarifa më e lartë e transferimit në historinë e futbollit anglez në atë kohë. Pas dy sezonesh, skuadra angleze do ta transferonte për 22.5 milionë euro te Chelsea në vitin 2003.
Gianluigi Lentini
Ai nënshkroi për Milanin nga Torino për 15 milionë euro në vitin 1992, që ishte nënshkrimi më i shtrenjtë i kohës. Pas një sezoni të parë të mirë, loja e tij ra në atë masë sa ai luajti vetëm 33 ndeshje të tjera deri në largimin e tij në 1996.
Andryi Shevchenko
Ukrainasi u largua nga Milani për në Chelsea në qershor 2006. Skuadra londineze pagoi 45 milionë euro, duke e bërë atë nënshkrimin më të shtrenjtë në Ligën Premier deri në janar 2011. Pas dy sezonesh në të cilat zhgënjeu, u huazua te Milani.
Robinho
Braziliani nënshkroi për Real Madridin për 24 milionë euro në korrik 2005 si një lojtar premtues pas dy sezoneve të shkëlqyera në Santos. Pas një sezoni të mirë të parë me Real Madridin, loja e tij ngeci dhe klubi madrilen e shiti atë te Manchester City në dhjetor 2008 për 43 milionë. Ai gjithashtu nuk arriti të jepte atë që pritej prej tij dhe u huazua te Santos. Një sezon më vonë ai nënshkroi për Milanin për 18 milionë pa ndryshuar fati i tij.
Zlatan Ibrahimovic
Suedezi nënshkroi për Barcelonën në vitin 2009 për 66 milionë euro, që atëherë ishte nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit katalanas. Karriera e tij ishte në momentin më të mirë, por mungesa e mirëkuptimit me Pep Guardiolën bëri që ai të huazohej te Milani.
Kaka
Sulmuesi brazilian nënshkroi për Real Madridin nga Milani në qershor 2009 për 65 milionë euro, një nga më të shtrenjtët në histori. Në rikthimin e sezonit 2012-2013 performanca e tij ra ndjeshëm. Në shtator të vitit 2013, Real Madrid dhe Milan arritën një marrëveshje për transferimin e brazilianit i cili do të kthehej në klubin italian falas dhe me ulje të pagës.
Philippe Coutinho
Braziliani është një nga zhgënjimet më të mëdha në vitet e fundit. Ai u transferua si një yll, por kurrë nuk u kap në klubin e futbollit Barcelona.
Dmytro Chyhrynskyi
Ai nënshkroi për Barcelonën në verën e vitit 2009 për 25 milionë euro me kërkesë të Pep Guardiola. Ai luajti 942 minuta, shumë më pak se sa pritej prej tij.
Juan Cuadrado
Ai nënshkroi për Chelsean nga Fiorentina për 30.1 milionë euro në shkurt 2015, duke e bërë atë nënshkrimin e gjashtë më të shtrenjtë të Bluve. Në gusht 2015 ai u huazua te Juventusi pasi pagoi 1.8 milionë euro.
Mario Balotelli
Ai u largua nga Milani në vitin 2014 për të nënshkruar me Liverpoolin për 20 milionë euro. Pas një sezoni të tmerrshëm ai u largua nga klubi anglez për t’u kthyer në klubin kuqezi.
Roberto Rios
Është rasti më goditës në futbollin spanjoll. Lojtari bask nënshkroi për Athletic Bilbao nga Betis për 12 milionë euro për sezonin 97/98, duke qenë nënshkrimi më i shtrenjtë i një lojtari spanjoll deri atëherë. Loja e tij nuk i bindi bardhekuqtë, duke marrë parasysh edhe shumën e paguar për transferimin e tij.
Winston Bogarde
Ai nënshkroi për Barcelonën për 800 milionë peseta (pothuajse 5 milionë euro) në vitin 1998. Lojtari holandez ishte një trill i Van Gaal pasi e kishte trajnuar atë te Ajax. Kritikat nuk vonuan të mbërrinin, lojtari nuk i përmbushi pritshmëritë pavarësisht besimit të trajnerit holandez. Ai u largua nga klubi katalanas në verën e vitit 2000.
Predrag Spasic
Ai pati një paraqitje të shkëlqyer në Botërorin 1990 në Itali me Jugosllavinë dhe Real Madridi e vuri re. Klubi madrilen pagoi 200 milionë peseta (1.2 milionë euro) në vitin 1990. Performanca e tij nuk ishte ashtu siç pritej dhe përfundoi në stol. Në të njëjtin sezon ai u transferua në Osasuna.
Jonathan Woodgate
Ai nënshkroi për Real Madridin për 22 milionë euro nga Newcastle në gusht të vitit 2004. Projeksioni i tij si futbollist ishte shumë i mirë, por ai gjithashtu kishte një problem të madh me dëmtimet. Problemet e tij fizike e lanë bosh për sezonin e parë dhe të dytin luajti vetëm 12 ndeshje.
Filipe Luis
Pas një sezoni madhështor në Atletico de Madrid, ai nënshkroi me Chelsean për 25 milionë euro në korrik 2014. Pas një sezoni të vetëm në të cilin luajti vetëm nëntë ndeshje si titullar, ai u rikthye te skuadra madrilene.
Gaizka Mendieta
Ai nënshkroi për Lazion nga Valencia për 41.6 milionë euro në korrik 2001. Loja e tij zhgënjeu dhe ai nuk ishte më lojtari që ishte.
Emmanuel Amunike
Ai nënshkroi për Barcelonën për gati 3 milionë euro në dhjetor 1996. Në sezonin 97/98 ai dëmtoi rëndë gjurin e tij dhe nuk u shërua kurrë plotësisht. Ai u largua nga Barcelona në vitin 2000 duke luajtur 19 ndeshje në katër vjet.
Nico Gaitan
Klubi bardhekuq e nënshkroi në këmbim të 25 milionëve, por ai nuk arriti kurrë nivelin e parë në Benfica. Ai luajti 50 ndeshje në të cilat shënoi 4 gola në total.
Julien Faubert
Në sezonin 2008/09 ai iu bashkua Real Madridit nga West Ham United. Luajti vetëm 60 minuta me klubin e bardhë. /Telegrafi/