Nënsekretarja amerikane, Victoria Nuland i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë t’i ulin tensionet dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Nuland në një postim në Twitter pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak tha se vazhdojnë të mbështesin planin trepikësh të BE-së, si mënyra më e mirë për zgjedhjen e krizës.
“Me kënaqësi mirëpres mikun e vjetër, Miroslav Lajcak. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zvogëlojnë tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës”, shkruan ajo.
Për takimin me Nuland, ka shkruar edhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.
“Kisha një bisedë të mirë me nënsekretaren Victoria Nuland. Kemi ndarë të njëjtin vlerësim rreth situatën në veri të Kosovës dhe rrugën për të dalë nga kjo situatë. U pajtuam që e një rëndësie të menjëhershme është de-eskalimi dhe rikthimi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak në Twitter. /Telegrafi/
Pleased to welcome old friend EUSR @MiroslavLajcak. We urge Kosovo and Serbia to de-escalate tensions immediately and begin implementing Ohrid commitments. We continue to support the EU three-point plan as the best way to resolve the crisis. pic.twitter.com/ZT4pnaEYYd
— Under Secretary Victoria Nuland (@UnderSecStateP) June 21, 2023