Nënpresidenti ukrainas Anton Gerashenko, ka publikuar pamjet e fshatit Kamiank, që së fundmi është çliruar nga ushtria ukrainase.
Ai pretendon se në këtë fshat dikur jetonin të paktën 500 persona, derisa me ardhjen e rusëve dhe shkatërrimin e këtij vendi, sot janë zero banorë, transmeton Telegrafi.
“Të paktën 500 persona kanë jetuar në Kamiank para se rusët të vinin. Tani nuk është askush atje. Shikoni përmasat e shkatërrimit. Këtu kanë qenë shtëpi, jetët e tyre dhe ëndrrat”, ka shkruar nënpresidenti ukrainas në profilin e tij në Twitter.
Ai shtoi se ky fshat tani është nën kontrollin e forcave ukrainase, dhe se për ta marrë nën kontroll ka pasur luftime të ashpra me rusët.
Në anën tjetër, kundërofensiva e ukrainasve i ka ndihmuar Kievit që të rikthej nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të rajoneve që i pati pushtuar ushtria ruse.
Madje me aksionet ushtarake, i kanë detyruar rusët të tërhiqen nga shumë rajone – duke lënë pas vetes sasi të madhe të municionit dhe armatimit. /Telegrafi/
At least 500 people lived in Kamianka village before Russians came.
Now no one lives there. Just look at the scale of destruction. This was people's homes, lives and dreams.
The village is now controlled by Ukraine.
📹: Igor Zaharenko pic.twitter.com/lzZsgIyZGF
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 21, 2022