Site icon Telegrafi

Nënkryetarja e Vetëvendsjes uron Kurtin për postin e kryetarit

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, i ka uruar mbarësi Lëvizjes me Albin Kurtin kryetar.

“Na priftë e mbara me Kryetar Albin Kurtin!”, ka shkruar nënkryetarja Kollçaku në profilin e saj në “Facebook”.

Anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje sot ka votuar për zgjedhjen e kryetarit.

Albin Kurti ka qenë kandidati i vetëm për të parin e partisë, ku aktivistët kanë mundur të japin votën për, kundër tij ose për të abstenuar këtë kandidaturë.

Votimet janë hapur në ora 10:00 dhe kanë vazhduar deri në ora 19:00, kur edhe janë mbyllur vendvotimet dhe ka filluar procesi i numërimit.

Lëvizja Vetëvendosje ende s’ka dal me rezultatet preliminare të zgjedhjeve të brendshme./Telegrafi/

Exit mobile version