Telegrafi

Nënkryetari i LVV-së: Në Shtëpinë e Bardhë na mbrojti Amerika, Hoti do të nënshkruante gjithçka që do i ofrohej

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se delegacioni i Kosovës asgjë nuk do të kishte refuzuar në SHBA.

Bislimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se kundërshtimi i AAK-së për këtë marrëveshje është fallso.

“Ata po bëjnë kalkulim për nevoja politike”, ka thënë Bislimi, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se për Hotin do të ishte gjithçka e pranueshme që do të propozonte Amerika.

“Edhe nëse do të shkruante në marrëveshje se Serbia e merr tërësisht Trepçën në menaxhim ky [Hoti] do të kishte nënshkruar dhe do të kish deklaruar se kjo është për zhvillimin e kompanisë”.

“Neve na ka ruajtur Amerika pasi Hoti dhe këta tjerët do të kishin nënshkruar gjithçka që do të iu ofrohej për të nënshkruar”, tha ndër të tjera Besnik Bislimi./Telegrafi/