Një video që besohet të jetë e një ushtari ukrainas mbi situatën aktuale në Ukrainë është bërë virale në rrjetet sociale.
Videoja e shpërndarë gjerësisht nga profile të ndryshme, tregon atë ‘nën presion’ derisa përshëndet prindërit e tij.
“Jemi nën bombardime të forta…Nënë… Baba.. ju dua”, thotë ai.
Ukrainian soldier: We are under heavy bombardment.. Mom.. Dad.. I love you ?? #Ukraine_Russia #Ukrainian #Ukraine pic.twitter.com/JFEUpTiHhC
— Ukraine NEWS ? (@UKRAlNE_news) February 24, 2022
Kjo vjen derisa në orët e para të së enjtes Rusia nisi një sulm ushtarak në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, me urdhër të presidentit, Vladimir Putin.
A video of a Ukrainian soldier after the shelling appeared on social networks
Mom, Dad, I love you.”#NATO#VladimirPutin#UkraineWar#USA #UkraineRussiaCrisis #Ukraine #UkraineRussiaCrisis pic.twitter.com/Yp6UIjlJys— Mayank Mishra (@mmiahra116) February 24, 2022
Ukraina ka deklaruar se deri më tani janë vrarë më shumë se 40 ushtarë dhe disa janë plagosur.
Oleksiy Arestovych, një këshilltar në zyrën e Presidentit, tha se përveç viktimave ushtarake, “me sa di unë, për momentin ka edhe disa civil të vrarë – deri në dhjetë”. /Telegrafi/