Sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore ‘Pediatric’s, shumica e nënave ende nuk janë duke i vendosur bebet në gjumë në shpinat e tyre – pozicion i cili është tejet i sigurt për bebet dhe i ulë rreziqet e vdekjes nga SIDS-i apo nga shkaktarët tjerë të vdekjes që ndërlidhen me pozitën e gabuar të gjumit.
Ndonëse studimi thotë se shumica e nënave të reja janë të vetëdijshme se bebet janë më të rrezikuara kur flenë në bark, shkencëtarët thonë se nënat e reja nuk po i dëgjojnë doktorët por po kërkojnë këshilla nga nënat dhe gjyshet – këshilla të cilat shpeshherë janë në kundërshtim me ato të pediatrit, transmeton Telegrafi.
“Gjyshet, tezet dhe gratë më të vjetra shpeshherë u thonë nënave të reja se kur bebet flenë në bark janë më komode dhe nuk ngufaten, e kjo i nxitë nënat e reja t’ua rrezikojnë jetën bebeve të tyre duke i vendosur në gjumë në atë pozitë”, ka thënë Robin Jacobson, pediatër i njohur në Nju Jork.
Por të gjitha nënat duhet ta dinë se fjetja në shpinë është praktikë e rekomanduar qysh nga viti 1994 dhe është shumë më e sigurt sesa fjetja në bark! /Telegrafi/